Shqiptaro-amerikani ka lansuar produktin inovativ HELLO 2 – Pajisja e enkriptuar dhe më e fuqishme e komunikimit në botë

  • October 10, 2018 17:00
  • Teknologji

Pas kampanjës së suksesshme të HELLO-së në 2016, Solaborate lançoi gjeneratën e dytë të HELLO-së, pajisjen e re, të përmirësuar dhe të enkriptuar HELLO 2, 4K Touch-Screen TV, HELLO Creator Edition, HELLO Controller, si dhe video, audio dhe mesazhe të enkriptuara përmes aplikacionit HELLO Messenger.

HELLO 2 gjithashtu do të mbështesë platformat më të mira për video konferenca si Microsoft Teams, Skype for Business, Google Hangouts Meet, Zoom, Cisco WebEx, Facebook Messenger, WeChat, BlueJeans, Fuze, Unify, e shumë të tjera.

HELLO 2 transformon çdo TV në pajisjen më të fuqishme të komunikimit në botë për video konferenca, wireless screencasting, screen sharing, whiteboard digjital, asistentët zanorë si Alexa dhe Google Home, transmetim të drejtpërdrejtë, lojëra, TV streaming, automatizim të shtëpisë, kamera të sigurisë me motion detection dhe infrared night vision, e shumë funksionalitete të tjera.

HELLO 2 është krijuar së bashku me komunitetin e Solaborate për të trajtuar disa nga problemet më të bezdisshme të komunikimit përmes audios dhe videos, me të cilat industria e komunikimit përballet në kohët e sotme.

HELLO 2 është e pajisur me 4 mikrofona beamforming (që formojnë rreze të gjera), si dhe 4K HDR video sensor të cilat punojnë së bashku për të siguruar cilësinë më të lartë të të gjitha thirrjeve video dhe audio.

“Ne besojmë se privatësia është një nga të drejtat themelore të njeriut dhe për këtë arsye ne e kemi pajisur HELLO 2 me dy butona hack-proof (të pa-hakueshëm) për të shkëputur mikrofonat dhe kamerën fizikisht në çdo kohë, si dhe enkriptim end-to-end në mënyrë që çdokush që përdor pajisjen HELLO 2, të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur”, tha Labinot Bytyqi, Themelues dhe CEO.

HELLO Touch TV është një nga televizorët 4K më të zgjuar dhe më të përballueshëm në treg. I fuqizuar nga HELLO 2, HELLO Touch ofron whiteboard digjital si dhe video konferenca në mënyrë që ekipet virtuale të bashkëpunojnë në kohë reale nga çdo pajisje për të bërë realitet idetë e tyre.

Si pjesë e platformës së tyre të hapur, Solaborate gjithashtu lançoi një version të ri të HELLO-së: HELLO Creator Edition i krijuar posaçërisht për komunitetin e programerëve, në mënyrë që ata të mund të krijojnë çdo aplikacion ose pajisje zgjatuese mbi platformën e tyre të hapur dhe të programueshme të komunikimit.

Kjo do t’ju ofrojë krijueseve mesazhe, video dhe audio të enkriptuara nëpërmjet API-ve dhe SDK-ve të Solaborate. “Mezi po presim të shohim se çfarë lloj pajisjesh dhe aplikacionesh do të krijoni në të ardhmen e afërt, sepse teknologjia bëhet më e fuqishme kur i fuqizon të gjithë”, thotë CEO Bytyqi.

Solaborate synon të thjeshtojë dhe të përmirësojë mënyrën se si ne komunikojmë dhe bashkëpunojmë, duke e bërë të përballueshme për të gjithë. Ata janë krenarë për faktin se pajisja HELLO momentalisht po përdoret në të gjithë botën, duke i bashkuar njerëzit dhe duke shkurtuar distancat.

HELLO 2 dhe produktet e reja mund t’i përkrahni në Kickstarter, ndërsa aplikacionin e enkriptuar HELLO Messenger mund ta shkarkoni në Google Play ose në App Store.

Të gjithë përkrahësit që e kanë mbështetur pajisjen e komunikimit HELLO në Kickstarter në 2016, do të kenë një zbritje prej $189 kundrejt çmimit special të HELLO 2 në Kickstarter prej $499.

Loading...