OnePlus 6T del zyrtarisht në shitje

  • November 06, 2018 10:30
  • Teknologji

OnePlus 6T tani është në shitje, më pak se dy javë pas lansimit zyrtar.

Pajisja krenohet me një ekran të madh prej 6.41 inç, procesor Snapdragon 845, 6 / 8GB RAM, 128 / 256GB hapësirë ruajtëse, baterinë 3.700mAh dhe një skaner të gjurmëve të gishtave në ekran.

Këto janë specifika premium, por OnePlus 6T vjen në linjën e telefonave mesatar, duke filluar nga 549 dollarë për 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtëse.

Kjo ngre çmimin në 629 dollarë për versionin e lartë 8GB / 256GB, por është ende më i lirë sesa Samsung Galaxy S9, iPhone XS, iPhone XR, Sony Xperia XZ3 dhe Google Pixel 3.

Ka disa kompromise, të tilla si ekrani i plotë HD (jo QHD), heqja e kufjeve dhe një sistem kamerash që nuk arrin të njëjtat lartësi si Samsung, Google dhe Apple – por duke pasur parasysh çmimin e OnePlus 6T, është ende një telefon i shkëlqyeshëm. /Telegrafi/

Loading...