Moto E4 Plus shitet menjëherë

  • July 15, 2017 15:34
  • Teknologji

Motorola Moto E4 Plus u lansua në Indi më parë këtë javë si një pajisje ekskluzive e Flipkart. Dhe tani, është zbuluar se mbi 100,000 njësi të pajisjes me baterinë 5,000mAh janë shitur nga shitësi në një hapësirë kohore prej 24 orësh.

Flipkart pretendon se arriti të shesë celularin në normën prej 580 njësi / minutë për 60 minutat e para. Shitësi tregoi gjithashtu se një total prej 150,000 njerëz vizituan faqen e produktit të telefonit në faqen e tyre të internetit brenda orës së parë pas fillimit të shitjeve.

Telefoni mbart një çmim prej INR 9,999, që përkthehet në rreth 155 dollarë.