Neymar paguhet 375 mije euro thjeshtë për të duartrokitur tifozët…

  • November 09, 2018 15:00
  • Të tjera

Duartrokitja e tifozëve të klubit pas përfundimit të ndeshjes është detyrë e Neymar, por jo vetëm.

PSG e paguan brazilianin plot 375 mijë euro për të bërë këtë gjë.

Jo vetëm Neymar, por edhe Thiago Silva paguhet për të bërë një gjë të tillë, me një premio prej 33 mijë eurosh.

Pas publikimit të këtyre shifrave nga “France 2”, ka reaguar edhe klubi parizien, i cili nuk i ka mohuar akuzat, por thjeshtë ka dhënë disa detaje plotësuese.

Klubi ka shpjeguar se kjo premio ka të bëjë me respektimin e kodit etik, në të cilin përfshihen edhe mënyra pikëzimi të tjera.

Sigurisht, shpërblimi nuk është vetëm për përshëndetjen e tifozëve në fund të lojërave, por përfshin edhe disa rregulla, që duhet të respektojnë lojtarët.

Këtu kihen parasysh sjellja shembullore ndaj partnerëve, kundërshtarëve, gjyqtarëve dhe delegatëve zyrtarë; përpikmëria dhe kujdesi në të gjithë stërvitjen; mosvënia e basteve në lidhje me garat, në të cilat merr pjesë klubi, apo respektimi i zotimeve të lojtarëve ndaj mediave.

Por në rast se një nga këto rregulla shkelet, premio mund të humbasë dhe të dërgohet tek “Fondacioni PSG”.

Rasti më i fundit ishte Verrati, i cili u ndëshkua pasi u kap në gjendje të pirë duke ngarë makinën.

Loading...