Majk më në fund po të shohim me Roanin, por me Majlindën kur?

  • April 20, 2019 17:00
  • Të tjera

Tanimë duket se është vetëdijësuar më shumë dhe përkushtimit ndaj djalit të tij po ia thotë me të madhe.

Është ky reperi i njohur, Majku, emri i të cilit ka marrë epitetin ‘baba” tash e disa vite.

Të gjithë e kanë ditur dhe kuptuar për këtë që nga fillimi, përjashtim këtij i cili qoftë për një moment të vetëm nuk kujtohej se po ka një djalë diku ani pse fati ka dashur që ai mos të rritet pranë të dy prindërve.

Ai në vend që të afrohej më shumë me të birin dhe t’i përkushtohej tamam si baba i vërtetë, mirrej me akuza të kota duke iu kundërvajtur Majlindës se po ia mban djalin larg dhe nuk e lë të takohet me të, kurse ajo si gjithmonë vetëmbrohej duke i thënë se është ai i cili nuk do të dëgjojë fare për Roanin.

Por, siç thotë një fjalë e urtë popullore “I bie mend dikur por do të jetë vonë”.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Majkun, i cili më në fund sytë po i bëjnë dritë dhe ka filluar gradualisht që të aktivizohet rreth atësisë që e ka pritur që moti.

Tani po e shohim më shpesh duke dalë me të, e dërgon në lojëra të ndryshme, restaurante ndër më luksozet, e madje ka netë që edhe kalon me të, teksa edhe fotografitë nuk po i ka të rralla.

Dalëngadalë djalit të estradës por jo fatlum, po i afrohet mundësia që të dy prindërit të mirren me të e ta rrisin në mënyrën më të denjë dhe të edukuar.

E pranoi atësinë Majku mirë boll, por a do të thotë kjo që hap pas hapi do ta shohim edhe një ribashkim mes tij dhe Majlindës.

Nuk i dihet, sepse kështu si ka filluar ka mundësi të ndodhë më e papritura. /Kosovarja/

The post Majk më në fund po të shohim me Roanin, por me Majlindën kur? appeared first on .

Loading...