Përballja me të vërtetën: Çfarë do të ndodhte nëse çdo ditë do të thuhej e vërteta?

  • November 07, 2018 20:00
  • Stil

Shpesh, me dëshirën që të mbrojmë veten dhe të tjerët, në jetën e përditshme mbrohemi me gënjeshtra duke menduar që e vërteta nuk do të pranohet edhe aq lehtë.

Çfarë do të ndodhte nëse çdo ditë do të thuhej e vërteta? Nëse mendoni që miqësia do të prishej, marrëdhëniet e partneritetit do të rrezikohen, ndërkaq atmosfera në punë do të çohej deri në ashpërsi, gaboni, transmeton Telegrafi.

Si duket, e vërteta është rruga më e mirë. Mirëpo, një studim i ri amerikan i publikuar në “Revistën e psikologjisë eksperimentale” tregon që njerëzit në të vërtetë shumë më lehtë e përballojnë të vërtetën.

Në serinë e eksperimenteve shkencëtarët kanë hulumtuar pasojat e sinqeritetit në jetën e përditshme.

Në një eksperiment, të intervistuarit janë detyruar që gjatë tri ditëve të flasin vetëm të vërtetën, në të dytin kanë qenë të detyruar që personit të afërm t’i japin ndonjë vërejtje kritike, ndërkaq në eksperimentin e tretë janë lutur që të jenë të sinqertë derisa me personin e afërm bisedojnë për temat relativisht të vështira.

Në të gjitha eksperimentet rëndësia e së vërtetës është nënvlerësuar, të intervistuarit kanë menduar që pala tjetër vështirë e përballon të vërtetën, mirëpo kështu nuk ka ndodhur.

Bashkëbiseduesit reagojnë më pak negativisht sesa presim, prandaj shmangia e sinqeritetit mund të jetë gabim, përfundojnë shkencëtarët. /Telegrafi/

Loading...