16 thëniet nga poeti persian Rumi që do t’ju inspirojnë deri në thelb

  • January 11, 2019 11:30
  • Stil

Me siguri se deri tani keni dëgjuar për poetin e njohur persian Rumin.

Mençuria e tij asnjëherë nuk kishte kufizuar nga barrierat nacionale apo kulturore, transmeton Telegrafi.

Një këndvështrim i tillë si i Rumit është shumë i rëndësishëm për ne në këto kohëra të urrejtjes dhe luftërave.

Më poshtë, ju mund t’i gjeni të listuara disa prej thënieve më inspiruese të këtij poeti të mahnitshëm.

– “Detyra juaj nuk duhet të jetë të kërkoni dashurinë, por t’i kërkoni të gjitha barrierat që i keni ndërtuar brenda vetes kundër dashurisë”

– “Çfarë jeni duke kërkuar, është duke ju kërkuar juve”

– “Mos u pikëlloni. Çdo gjë që humbni vjen në një formë tjetër”

– “Dje kam qenë i zgjuar, kam dashur ta ndryshoj botën. Sot jam i mençur, andaj jam duke e ndryshuar vetveten”

– “Ju keni lindur me krah, përse preferoni të zvarriteni tërë jetën?”

– “Rritni fjalët, jo zërin. Është shiu ai që i rritë lulet, jo vetëtima”

– “Fjalët janë pretekst. Është lidhja e brendshme ajo që e tërheq një person te tjetri, jo fjalët”

 – “Lamtumirat janë vetëm për ata që dashurojnë me sy. Për ata që dashurojnë me zemër e shpirt nuk ka ndonjë gjë të tillë si ndarja”

– “Plaga është vendi nga ku drita futet në ju”

– “Kudo që jeni, dhe çfarëdo që bëni, qëndroni të dashuruar”

– “Duhet ta thyeni zemrën derisa të hapet”

– “Dua të këndoj siç këndojnë zogjtë, duke mos u brengosur kush më dëgjon ose çfarë mendojnë tjerët”

– “Dashuria është ura mes juve dhe çdo gjëje tjetër”

-“Përse vazhdoni të qëndroni në burg kur dera është krejtësisht e hapur?”

– “Mbyllni sytë, bini në dashuri, rrini aty”

– “E vetmja bukuri që zgjatë është bukuria e zemrës”. /Telegrafi/

Loading...