Tuchel nis spastrimet te PSG, largon gjysmën e mbrojtjes

  • May 26, 2018 14:31
  • Sport

Tekniku gjerman ka vizituar ambjentet stërvitore të klubit parizien dhe ka filluar që tani të japë udhëzime për mënyrën se si kërkon që grupi i tij i punës të operojë në kryeqytetin francez, por jo vetëm kaq. 

Tuchel ka piketuar edhe lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e tij. Në listë janë 4 emra. I pari është braziliani Dani Alves. 35-vjeçari u transferua verën e shkuar në Paris, por duket se e ardhmja e tij nuk do të vijojë të jetë në qytetin e dashurisë. Një tjetër futbollist që është jashtë preferencave të trajnerit gjerman është Lyvin Kurzawa. 

Futbollisti i kombëtares franceze ka zbritur në fushë si titullar në 20 takime nën drejtimin e Emery, por për Tuchel nuk është një futbollist i domosdoshëm. Emrat që plotësojnë listën e zezë janë Thomas Meunier dhe Yuri Berchiche. 

Ajo që bie në sy është fakti që të 4 lojtarët janë pjesë e  reparitit të difensiv, pra duket qartë që në analizën e Thomas Tuchel, mbrojtja ka qënë pika më e dobët e PSG.

44-vjeçari do të kryejë ndryshime edhe në aspektin organizativ duke nisur nga zyrat, palestra e forcës dhe fusha. “Jam gjerman, më pëlqen ta kem gjithcka në rregull”, ka deklaruar Tuchel./SS/