Shpërthen Khabib: Nëse hiqni atë më keni humbur dhe mua

  • October 12, 2018 11:00
  • Sport

Dy sportistët janë dënuar me vetëm 10 ditë pezullim, por Federata e Arteve Marciale mix ka vendosur të dënojë stafin e rusit, pas goditjeve që ata i dhanë irlandezit në kafaz.

Ky vendim nuk është pëlqyer aspak nga Khabib, i cili i është drejtuar ashpër UFC-së, duke i kërkuar llogari për këtë vendim.

Ai shkruan:

Do doja ti thosha @ufc: Pse nuk shkarkuat askënd kur skuadra e tij sulmoi autobusin dhe disa njerëz u plagosën? Ata mund të kishin vrarë ndonjë, pse askush nuk tha gjë për fyerjet ndaj atdheut tim, fesë, kombit, familjes? Pse dënoni skuadrën time, kur të dyja skuadrat luftuan? Nëse thoni se e fillova unë, atëherë nuk jam dakord, unë mbarova atë që nisi ai.

Më tej ai shkoi edhe më tej, duke kërcënuar në prishjen e kontratës që ka me UFC.

Khabib shkruan në Intagram:

Në çdo rast, më dënoni mua, @zubairatukhugov nuk ka të bëjë me këtë. Nëse mendoni se nuk do flas e keni gabim. Anuloni ndeshjen e Zubairas dhe e shkarkoni se goditi Conor. Por mos harroni se ishte Conor ai që goditi vëllain tjetër i pari, kontrolloni videon. Nëse vendosni ta hiqni, duhet ta dini se do më humbni edhe mua. Ne nuk i lëmë vëllezërit vetëm në Rusi dhe unë do shkoja deri në fund për vëllain tim. Nëse vendosni ta hiqni atë, mos harroni të dërgoni edhe thyerjen e kontratës sime, ose do ta thyej vetë. Edhe diçka, mund ti mbani paratë e mia. Shpresoj të mos iu ngecin në fyt. Ne mbrojtëm nderin tonë dhe kjo është më e rëndësishmja. Kemi ndërmend të shkojmë deri në fund.

Loading...