Sarri i pakënaqur me fitoren e Chelsea

  • November 08, 2018 22:31
  • Sport

Maurizio Sarri ishte i pa impresionuar me paraqitjen e ngadaltë të Chelsea kundër bate pavarësisht se skuadra e tij fitoi 1-0 për të kaluar në fazën e eliminimit direkt në Europa Ligë.

Goli i parë i Olivier Giroud pas 794 minutave për klubin ishte e vetmja gjë pozitive për skuadrën nga Premier Liga.

“Ne nuk luajtëm shumë mirë. Nuk me pëlqeu pjesa e parë sepse ne e lëvizëm topin ngadalë”, tha Sarri për gazetarët.

“Ishte shumë vështirë të jemi të rrezikshëm, por ne ishim më të mirë në 25 minutat e parë të pjesës së dytë. Ne nuk arritëm ti menaxhojmë mirë edhe 15 minutat e fundit”.

“Gjëja më e mirë e kësaj ndeshje është rezultati. Nuk ishte lehtë që të luajmë mirë këtu, për shkak të kushteve dhe motit”. /GazetaExpress/

Loading...