Robenn në dyshim për derbin kundër Dortmundit

  • November 09, 2018 15:00
  • Sport

Arjen Robben është në dyshim për “Der Klassiker” për shkak të një lëndimi në gju, por trajneri i Bayern Munich, shpreson që anësori të jetë gati që të përballet me Dortmundin.

Liderët e Bundesligës, Dortmund e presin Bayernin në Signal Iduna Park të shtunën me katër pikë më shumë se rivalët e tyre, me lojtarët e Lucian Favre që kanë fituar në këtë stadium pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.

“Të gjithë janë mirë”, tha Kovac në konferencën për shtyp të premten para derbit.

“Arjen është përpjekur që të stërvitet dje por ka pak probleme me gju kështu që do të presim edhe stërvitjen e sotme për të parë gjendjen e tij”. /GazetaExpress/

Loading...