“Pse u ktheve në Madrid? Sepse më thirri Presidenti”

  • March 11, 2019 20:00
  • Sport

Zinedine Zidane është prezantuar si trajner i Real Madridit. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2022, raporton Gazeta Express.

Zizu u kthye nëntë muaj pasi i dha lamtumirën klubit, në maj të vitit 2018.

“Pse u ktheve? Sepse më thirri Presidenti dhe e dua shumë presidentin e klubin, ja ku jam. Pas më shumë se disa muajsh, do të kthehem të stërvit. Ajo çfarë do të bëjë për pjesën e sezonit. U ktheva, sepse e dua këtë klub, e dua futbollin dhe e kam e veshur këtë fanellë për shumë vite”, deklaroi ai.

“Çfarë të tha Perezi kur te telefonojë? “Që të kthehem dhe ja ku jam”.

Zidane ka fituar nëntë trofe në dy vite e gjysmë me Realin, veçuar tre tituj të Champions League me radhë. /Gazeta Express/

Loading...