Premtimi i madh i Perezit që e bindi Zidanin të kthehet në Madrid?

  • March 11, 2019 21:31
  • Sport

Sipas ‘Independent’, Florentino Perez, që e bindi Zinedine Zidanin të kthehet në “Santiago Bernabeu” pas 10 muajsh që u largua – i ka premtuar investime të mëdha në afatin kalimtar të verës, raporton Gazeta Express.

Raportohet se Zidane do të ketë mbi 300 milionë euro për të blerë lojtarë në afatin kalimtar të janarit.

‘Independent’ shkruan se Zizus, Perez do t’i bëjë dhuratë dyshen e PSG-së, Kylian Mbappe dhe Neymar Junior.

Zidane ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022.

Gjatë prezantimit, ai u shpreh i lumtur për rikthimin në “Santiago Bernabeu”, që e quajti, shtëpi.

Zizu dha sinjale se nuk është kthyer pa i vënë ndonjë kusht Perezit, e që duket të jetë ndërtimi i skuadrës siç ai dëshiron.

“A do të kesh më shumë autoritet? Do të shohim”, u përgjigj Zizu.

“Do të ndryshojnë disa gjëra për vitet e ardhshme”, shtoi ai.

“Por, do të kemi kohë për të folur për të ardhmen, sot kjo nuk është tema, por për ndeshjet që kanë mbetur dhe duam që të përfundojmë sezonin sa më mirë”.

“Ka qenë e vështirë të shoh nga larg atë që i ndodhi Realit, por unë tashmë jam kthyer dhe dëshirojmë sërish të ndërtojmë një skuadër të fortë dhe të vazhdojmë para”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Loading...