“Martial mund të bëhet më i mirë se Hazard”

  • November 09, 2018 15:31
  • Sport

Anthony Martial mund të jetë “aq i mirë, nëse nuk është më i mirë së Eden Hazard”, pasi që ka treguar “klasin e tij” dhe pedigrenë për Manchester United, thotë Paul Ince.

“Asnjë skuadër nuk dëshiron që të përballet me Anthony Martial për momentin. Ai është duke luajtur ashtu sikurse kemi dashur që të luaj më parë”, tha ish mesfushori i United, Paul Ince për Paddy Poëer.

“Është interesante sepse tani Mourinho ka gjetur formulën e skuadrës që po funksionon dhe ka rezultate. Ai është një sulmues i madh, një ndër ata që ka gjithmonë speciale kur është para portës”.

“Ai është 22 vjet dhe nëse vazhdon këtë formë do të jetë nivel i njëjtë apo më i mirë se Hazard”. /GazetaExpress/

Loading...