Mancini publikon listën për ndeshjet ndaj Portugalisë dhe SHBA-së – ftohen Tonali, Politano e Grifo, mungojnë Balotelli e Belotti

  • November 09, 2018 15:00
  • Sport

Roberto Mancini ka publikuar listën prej 27 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës që Italia i zhvillon gjatë muajit nëntor.

Italia do të luajë ndaj Portugalisë më 17 nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë në Belgjikë ndaj SHBA-së.

Trajneri Mancini ka vendosur t’i ftojë plot 27 futbollistë për këto dy ndeshje, ku befasia e madhe është ftesa e talentit Sandro Tonali dhe Vincenzo Grifos.

Jashtë listës së trajnerit italian kanë mbetur përsëri dyshja, Andrea Belotti dhe Mario Balotelli, teksa në kombëtare janë rikthyer Matteo Poliano dhe Leonardo Pavoletti.

Skuadra e Italisë për ndeshjet ndaj Portugalisë dhe SHBA-së:

Loading...