Kush ishte me Solarin në veturë, përse e fshehu?

  • March 11, 2019 21:31
  • Sport

Para se të nisë stërvitja në mëngjes, disa pamje të Solarit kur arriti në “Valdebebas” kanë marrë vëmendjen e mediave botërore.

Të gjithë po pyesin, kush ishte pasagjeri që ka shoqëruar trajnerin në veturë para se të hyjë në qendrën stërvitore të Valdebebas?

Në veturë me argjentinasin ka qenë edhe një person tjetër, nga pamjet e publikuara nga "El Chiringuito TV", duket një femër bionde, por nuk dihet arsyeja pse ky person është fshehur në mënyrë të tillë në momentin kur ka hyrë në portën kryesore.

¡COMIENZA #JUGONES con BOMBAZO! ¡Síguelo con nosotros EN DIRECTO en @laSextaTV y en @elchiringuitotv! ¡NO TE LO PIERDAS! pic.twitter.com/XOI6paws4r
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) March 11, 2019

Solari largohet pas një jave shumë të vështirë, ku brenda shtatë ditëve, Reali i tij u eliminua nga Barcelona nga Copa del Rey, nga Champions League pas humbjes turpëruese 1-4 nga Ajaxi dhe humbi kundër Barcelonës edhe në La Liga, duke mbetur kështu 12 pikë prapa në renditje 11 ndeshje para fundit të edicionit.

Vendin e argjentinasit do ta zërë, Zinedine Zidane, që për shumë kë është veprim i çuditshëm i francezit që kthehet në “Santiago Bernabeu” vetëm pak muaj pasi i dha lamtumirën.

Gjatë prezantimit, Zizu la të kuptohet se do të ketë më shumë kompetenca kësaj radhe dhe se gjatë verës, do të tentojnë të ndërtojnë një skuadër kompetitive për të garuar për gjithë trofetë në sezonin 2019/20. /Gazeta Express/

Loading...