Ish-gjyqtari spanjoll: Atletico u dëmtua, nuk ishte penallti sepse s’pati kontakt

  • March 12, 2019 23:00
  • Sport

Në minutën e 84-të të ndeshjes, me rezultatin 2:0 për Juventusin, Federico Bernardeschi u rrëzua në zonë dhe gjyqtari dha penallti për bardhezinjtë, transmeton Gazeta Express.

Andujar tha për Radio Marca se anësori italian u rrëzua pa pasur kontakt.

Sipas tij, Bernardeschi u rrëzua sepse mori në thua gjatë aksionit dhe se nuk kishte mjaftueshëm kontakt për të akorduar penallti.

“Sipas mendimit tim, penalltia nuk është dashur të akordohej. Nuk kishte kontakt të mjaftueshëm”, tha ai për Marca.

Ronaldo shënoi nga penalltia duke e kompletuar het-trikun dhe njëkohësisht rikthimin e Juventusit me rezultat të përgjithshëm 3:2, si dhe një vend në çerekfinale për kampionin italian. /Gazeta Express/

Loading...