​Ish-futbollisti gjerman: Bashkëshortja ime i kaloi testet fizike për mua

  • December 06, 2018 14:31
  • Sport

Kiessling dhe bashkëshortja e tij, Norina, ishin martuan më 29 dhjetor të vitit 2008 dhe tani i kanë dy fëmijë, Hailey-Milu dhe Tayler-Joel. Futbollisti ka bërë të ditur se Norina ia kishte kaluar atij disa teste fizike, të cilat ia kishte caktuar stafi mjekësor i Leverkusenit, transmeton Gazeta Express.

“Unë kurrë nuk i bëja 100 përqind të ushtrimeve të cilat na caktoheshin gjatë fazës përgatitore. Nuk e bëra këtë gjë as edhe një herë të vetme”, ka thënë Kieslling në një intervistë për të gazetën gjermane, Sport Bild.

“Ne duhet ta mbanim një orë e cila i llogaritë rrahjet e zemrës dhe i ruan të gjitha të dhënat për ushtrimet fizike. Pasi që bashkëshortja ime është shumë aktive”.

“Ajo bënte gara përderisa e mbante orën time në dorën e saj. Ajo e bënte këtë gjë aq mirë, saqë askush nuk e kuptonte”.

Kiesslingu u pensionua sezonin e kaluar pas 12 sezoneve me Bayer Leverkusenin dhe që nga tetori, ai ka qenë duke punuar si ndihmës i drejtorit sportiv të këtij klubi, Rudi Vollerit. /Gazeta Express/

Loading...