Ibrahimovic: Më para kthehem unë te Milani se sa që vjen Wenger

  • November 09, 2018 20:00
  • Sport

Zlatan Ibrahimovic e ka komentuar lajmin për emërimin e mundshëm të Arsene Wenger në krye të Milanit.

Sipas suedezit më shumë gjasa ka që ai të vijë te kuqezinjtë, se sa trajneri francez.

“Mendoj se më e mundshme është që unë të kthehem te Milani, sesa të shoh Arsene Wengerin në stolin kuqezinjve”.

Wenger (Getty Images)

“Nuk mendoj se do ta ndërmarrë këtë sfidë. Sa i përket të ardhmes time, kam patur shumë kërkesa nga Evropa, por duhet diçka që të më stimulojë”.

“Dua të shkoj në një klub ku mund të bëj diferencën”.

Ai e refuzon mundësinë që të shkon te PSG si drejtues.

“Te PSG duan që punoj për klubin. Nëse kthehem, e bëj për të qenë në fushë, nuk ekziston një rol tjetër”.

“Unë jam një futbollist në aktivitet dhe dua të luaj. Kur të vendos se çfarë do të bëj, do ta njoftoj të gjithë botën”, ka thënë Ibrahimovic. /Telegrafi/

Loading...