Guardiola: Derbi i Mançesterit nuk është ndeshja më e rëndësishme për mua dhe Cityn

  • November 09, 2018 16:31
  • Sport

Manchester City e pret në shtëpi të dielën Unitedin në kuadër të javës së 12-të në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

“Jo, jo, jo”, u përgjigj kështu Guardiola në pyetjen se a është kjo ndeshja më e rëndësishme në këtë stinor për Cityn.

“Sigurisht ndeshjet ndaj rivalëve janë speciale sepse nëse fiton, ata nuk fitojnë, por është ende nëntori dhe ndoshta ndeshja në Old Trafford në muajin mars do të jetë më e rëndësishme”.

Skuadra e Pep Guardiolas është në vendin e parë në renditje me 29 pikë, ndërsa Unitedi në vendin e shtatë me 20 pikë. /Gazeta Express/

Loading...