Gjyqtarët e Kosovës ndajnë drejtësinë në ndeshjen mes Turqisë dhe Ukrainës

  • November 14, 2018 12:30
  • Sport

Fundjava është e rezervuar për ndeshjet e kombëtareve me karakter miqësor dhe garues.

Kosova do të luajë dy ndeshjet e radhës ndërkombëtare në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pos përfaqësueses në futboll, edhe gjyqtarët tanë do të ndajnë drejtësinë në arenat e huaja.

Genc Nuza si gjyqtar kryesor si dhe ndihmësit, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj si dhe Besfort Kosumi, gjyqtar i katërt gjatë ditëve në vazhdim do të udhëtojnë drejt shtetit turk.

Katërshja e gjyqtarëve janë deleguar nga UEFA për të gjykuar takimin e karakterit miqësor mes kombëtares së Turqisë dhe Ukrainës.

Ndeshja mes këtyre dy përfaqësueseve evropiane pritet të zhvillohet në stadiumin e Antalia dhe duhet të startojë në ora 18:30.

Ndryshe, Kosova do të luajë si mysafirë kundër Maltës si dhe para shikuesve të vetë do të takohet Azerbajxhanit. /Telegrafi/

Loading...