Fjalët e para të Zidanes pas rikthimit: I lumtur që u ktheva pasi kisha shumë oferta, lojtarët duhet ta kuptojnë që luajnë për Real Madridin

  • March 11, 2019 20:30
  • Sport

Zinedine Zidane ka zbarkuar për herë të tretë te Real Madridi, një herë si futbollist dhe dy herë si trajner.

Ai foli si trajner i Realit, ku tha se lojtarët duhet ta dinë që të luash për këtë klub është përgjegjësi e madhe.

“Florentino më telefonoi, dhe meqë e dashuroj këtë klub, ja ku jam”.

Zinedine Zidane . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“Lojtarët këtu duhet të kuptojnë se Reali është një përgjegjësi e madhe. Nuk e kam harruar çfarë kemi fituar, por gjithashtu nuk kam harruar edhe gjërat e këqija. Kemi humbur La Ligan, gjithashtu edhe Kupën. U riktheva, por ambiciet janë të njëjta ende”.

“Gjërat do të ndryshojnë vitin tjetër. Tani kanë mbetur edhe 11 ndeshje, dhe duam ta mbyllim mirë”.

Stili i Zidanes në prezantim

“Më pas do flasim me Florentinon për çfarë mund të bëhet. Dua të jem i qartë, u largova në kohën e duhur”.

“Klubi dhe lojtarët kishin nevojë për një ndryshim. Nuk është se kisha dëshirë të largohesha, por ishte një vendim që duhej ta merrja”.

Zidane . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“Është e vërtetë që kisha disa propozime të tjera, por doja të isha këtu. Nuk doja të shkoja në një klub tjetër. Gjëja e parë që më kaloi në mendje kur më telefonoi Florentino ishte të kthehesha këtu, dhe ja ku jemi”, ka thënë Zidane në konfrencë për shtyp. /Telegrafi/

Loading...