Eros Grezda: Në Izrael për fitore

  • October 12, 2018 14:31
  • Sport

“Pozicioni im është që të luaj në krah. Në ndeshjen kundër Jordanisë nuk u ndjeva mirë. Si sulmues duhet të luaja gjithmonë nga porta. Isha rezervë si të themi. Trajneri e di më së miri dhe unë do të luajë si të vendosë ai.

Formacioni nuk varet vetëm nga trajneri sepse atë po e kushtëzojnë mungesat. Këta futbollistë që jemi, ai po provon skemat duke përshtatur lojtarët që kanë marrë minuta dhe kanë luajtur.

Në momentin e penalltisë rashë shumë keq. Kam pasur dhimbje si dje, edhe sot. Megjithatë do të jem gati. Mbrojtësi ishte pas meje dhe unë isha në sprint. U rrëzova keq dhe mendoj se ishte penallti e pastër.

Jemi tre skuadra shumë afër njëra-tjetrës. Izraeli mori një penallti që për mua nuk ishte. Duhet të jemi më të vëmendshëm dhe besoj se ajo skuadër na përshtatet pasi lë shumë hapësira. Unë jam shumë optimist pasi kemi një grup të mirë. Besoj shumë te fitorja, se 1 pikë nuk besoj ta diskutojmë.

Sa mbaj mend me Turqinë, nuk do jenë Roshi dhe Sadiku. Pak a shumë jemi i njëjti grup. Jemi në formë të mirë. Po të përsërisim një ndeshje si me Turqinë, nuk na ndal as Skocia dhe as Izraeli.

Te Rangers kam pasur shumë vështirësi, pasi lojtarët e tjerë kanë zhvilluar fazën përgatitore ndërsa unë kam nënshkruar vetëm në fund. Trajneri Gerard më ka thënë që kur të jem gati, do tqë më japë minuta. Kam fatin që punoj me të, por edhe me Panuçin. Kam mësuar nga ata. Jam rritur personalisht shumë si futbollist. Janë dy tipe të ndryshme, por janë të dy profesionistë.

E thashë dhe në fillim që janë pozicione krejt ndryshe. Jam shumë më mirë kur luaj në krah. Do presim edhe dy ditë, pasi do vendosë trajneri se si do luajmë”, përfundoi Grezda.

Loading...