Allegri: “Kështu duhet të luajmë për ta përmbysur Atleticon”

  • March 11, 2019 21:00
  • Sport

Juve do të jetë në kërkim të rezultatit nga minuta e parë në “Allianz Stadium”, pas humbjes 2-0 në sfidën e parë në “Wanda Metropolitana”, raporton Gazeta Express.

Allegri e di se do të jetë e vështirë kundër një skuadre që pranon shumë pak gola, por thotë se me taktika të duhura dhe nëse lojtarët do të jenë të vëmendshëm për 90 minuta – atëherë në fund rezultati mund të jetë i pabesueshëm.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të lexojmë momentet e ndryshme të ndeshjes, të kuptojmë kur të bëjmë disa gjëra dhe kur të bëjmë të tjerat”, tha Allegri.

“Atletico është një nga skuadrat më të mira në Europë dhe ka qenë në 10 vitet e fundit. Është një ndeshje e mrekullueshme dhe ne duhet të jemi gati”.

“Nëse e përmbysim, do të ishte një rezultat i pabesueshëm. Nuk do të flas për të ardhmen time, pasi ky nuk është momenti i duhur”.

“Njerëzit thonë se duhet të japim 110%, por kjo është e pamundur. Gjëja më e rëndësishme është ta mbyllim ndeshjen pa pendime”.

“Atletico ka pesë ndeshje që nuk pëson gol, kështu që ne duhet të luajmë ndryshe nga ndeshja e parë në Madrid, me më shumë pasime vertikale, shpejtësi dhe presing”. /Gazeta Express/

Loading...