Agnelli: Juventusi me Ronaldon ka blerë një superhero

  • October 12, 2018 16:00
  • Sport

Andrea Agnelli është ndalur të flas për Cristiano Ronaldon dhe impaktin e tij që e ka pasur te Juventusi.  

CR7 kaloi te Juventusi për 100 milionë euro në këtë verë.

“Ronaldo nuk është Juventusi dhe Juventusi nuk është Ronaldo, por shumë më tepër se kaq”.

“Mund të them se portugezi është qershia mbi një tortë shumë të shijshme, të ndërtuar me shumë pasion e kujdes ndër vite”.

Sipas Agnellit, Juventusi ka blerë një superhero që fëmijët e duan.

“Ronaldo është një vlerë e shtuar dhe Juventusi ka blerë një super hero”.

“Fëmijët nga e gjithë bota e kanë shembull Ronaldon dhe tashmë e ndjekin edhe më shumë atë dhe Juventusin”, ka thënë Agnelli. /Telegrafi/

Loading...