A do të kthehet edhe Ronaldo pas Zidane? Përgjigjja e Zizu

  • March 11, 2019 20:31
  • Sport

Zizu, që u prezantua pak më parë si trajner i Madridit, dhe ka nënshkruar deri më 2022, u largua nga klubi në maj të vitit 2018, pasi fitoi trofeun e tretë me radhë të Champions League, raporton Gazeta Express.

Pas dy muajsh, u largua nga “Santiago Bernabeu” edhe Crisiano Ronaldo, pas nëntë sezoneve që e veshi fanellën e bardhë, për të kaluar te Juventusi.

Por, lamtumira e Zidane ishte e shkurtër, ai tashmë është kthyer te Los Blancos dhe gazetarët, gjatë prezantimit në zyret e “Santiago Bernabeu”, e kanë pyetur francezin nëse të njëjtën gjë do ta bëjë tani edhe CR7.

“Ronaldo? Nuk është dita të flasim për këtë, nuk jemi këtu për këtë”, tha Zizu.

“Jemi këtu të flasim për ndeshjet e mbetura të sezonit”.

“Ajo çfarë ka dhënë Ronaldo, është e mrekullueshme, këtë e dimë të gjithë dhe s’mund t’ia mohojë askush. Ai ka shkuar histori, është një nga më të mirët të të gjitha kohëve”.

“Kush do të jetë zëvendësuesi i Cristianos? Nuk kam menduar për këtë”, u shpreh Ziane.

“Jam duke menduar vetëm për 11 ndeshje që na kanë mbetur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”. /Gazeta Express/

Loading...