Shpëlan bakteret nga goja, eliminon erën e keqe: Këtë recetë ia vlen ta përshkruani!

  • July 17, 2017 06:31
  • Shendetesi

Era e keqe është vërtet problem i pakëndshëm, me të cilin askush nuk dëshiron të ballafaqohet. Për ta penguar këtë dukuri, rëndësi të veçantë ka larja e dhëmbëve dy herë në ditë, shpëlarja e gojës dhe kujdesi që të mos keni asnjë dhëmb të prishur.

Nëse nuk jeni adhurues i blerjes së produkteve dhe ujit për shpëlarje të gojës, ju rekomandojmë zgjidhjen krejtësisht natyrale, e cila do t’i eliminojë të gjitha bakteret nga goja, do të pastrojë dhe në atë mënyrë do të pengojë shfaqjen e erës së pakëndshme, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
▪ një gotë ujë të vakët▪ 2 limona▪ një lugë e vogël mjaltë▪ gjysmë luge kanellë
Përgatitja:
Përzieni kanellën dhe mjaltin, pastaj në atë përzierje shtrydheni lëngun e limonëve dhe shtoni një gotë ujë.

Të gjitha këto përzieni dhe me të shpëlani gojën, mbajeni pak në gojë dhe pështyjeni.
Do t’ju pëlqejë ndjenja e freskisë në gojë!