E dini përse assesi nuk do të duhej të pini lëng portokalli dhe kafe kur jeni të ftohur

  • October 12, 2017 10:37
  • Shendetesi

E dini përse assesi nuk do të duhej të pini lëng portokalli dhe kafe kur jeni të ftohurur jemi të sëmurë na duket që nuk ka asgjë më të mirë se çaji i ngrohtë dhe supa shtëpiake që të ndihemi më mirë.

Duhet pasur parasysh që ekzistojnë edhe disa artikuj të cilët nuk janë aleatë të mirë në luftën kundër gripit, sepse munden vetëm të shtojnë edhe më shumë simptomat.

Kini kujdes me artikujt të cilët bëjnë pjesë madje edhe në kategorinë e ushqimit të shëndetshëm.

Më së miri është të konsumoni lëngje të cilat i bëni vetë nga pemët e freskëta, por edhe me to duhet të jeni të kujdesshëm, transmeton Telegrafi.

Pemët e familjes së agrumeve mund t’ju bëjnë më shumë dëm. Posaçërisht i rrezikshëm është portokalli dhe nëse vendosni të pini lëngën e kësaj peme, patjetër përzieni me ndonjë pije të ngrohtë apo me mjaltë.

Artikujt e thartë dhe agrumet mund të shtojnë irritimin e mukozës tashmë të ftohur dhe të shkaktojnë forcim të simptomave të sëmundjes.

Për t’u shëruar sa më shpejt pini më shumë lëngje, por jo edhe kafe. Për ta nxjerrë sa më shpejt toksinën nga organizmi ju nevojiten mjaft lëngje.

Ndihmoni organizmit tuaj, por jo ashtu që të pini kafe në sasi të mëdha. Ajo ndikon si diuretik i shkëlqyeshëm për shkak të kafeinës të cilën e përmban në sasi të madhe.

Për këtë shkak mund të nxisë dehitratimin e organizmit tashmë të dobësuar dhe vetëm sa do ta zgjasë sëmundjen.

Gjendjen nuk do t’jua përmirësojë as ushqimi i fërguar i cili është i dëmshëm edhe kur nuk jemi të sëmurë, alkooli i cili dehidraton organizmin ngjashëm me kafen, por as produktet e qumështit të cilat shtojnë tajitje të mukozës natyrale në organizëm dhe mund të shtojë kollitjen. /Telegrafi/