Vëllai i Presidentit Gani Thaçi, korigjon me grushte dy anëtarë të Byrosë së Sigurimeve

  • October 24, 2018 12:58
  • Satirë

Orë më parë u hodhën dyshime se vëllai i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrahur dy anëtarë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Burimet tona morën vesh se bëhej fjalë për rrahjen e drejtorit të BKS’së, Blerim Pushkolli, si dhe rrahjen e drejtorit të kompanisë së sigurimeve “Iliria” nga zoti Gani Thaçi.

PamPress si një medium jashtëzakinisht zhbirues ka kontaktuar vëllain e Presidentit, i cili kategorikisht e ka mohuar se e ka rrahur ndokënd.

“Unë nuk e kam rrahur askënd. Nëse e keni fjalën për dy persona në Byro të Sigurimeve, ata vetëm i kam korigjuar paksa me disa grushte. S’mund të quhet në asnjë mënyrë rrahje. Shpifje, shpifje, shpifje. Rrenë, rrenë, rrenë. Dezinformatë”, ka thënë Gani Thaçi.

Familja Thaçi ka hapur tash e sa kohë muhabetin e korigjimeve.

 

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...