Thaçi: My brother and Vucic’s brother are problematic guys

  • October 24, 2018 14:29
  • Satirë

Presidenti i vendit ka komentuar rrahjen nga vëllai tij të drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe drejtorit slloven të kompanisë “Iliria”.

I pari i Kosovës nuk ka pasur shumë fjalë lidhur me këtë incident, por është munduar ta relativizojë këtë skandal.

Thaçi nuk ka hezituar që edhe në këtë rast ta përmend homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq. Ai ka krahasuar vëllain e tij Ganiut me vëllain e presidentit serb, Andrej.

“My brother and Vucic’s brother are problematic guys”, ka deklaruar shkurt Hashim Thaçi.

Më herët, nga një takim i përbashkët me presidentin serb, Thaçi kishte deklaruar se ai dhe Vuçiq nuk janë djelmosha problematikë.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...