Premton Thaçi: Sivjet turshi më patriotike, somborkat nga Sombori do të emërohen ”skënderajka”

  • September 30, 2018 15:29
  • Satirë

Presidenti i vendit pas një vizite historike në Liqenin e Ujmanit, ka dhënë edhe një premtim domëthënës. Thaçi ka shfrytëzuar kohën aktuale kur edhe përgatiten turshitë për sezonin e dimrit, për të dhënë zotim se këtë vit do të këtë turshi më patriotike.

I pari vendit ka bërë me dije se këtë vit specat e njohura si ”somborka”, e të cilat vijnë nga Sombori, do të quhen ”skënderajka”, bazuar në emrin e komunës më patriotike në shtetin tonë.

”Teksa dje shëtisja me barkë në Ujmanin e bukur, kam marrë vendimin historik për turshitë. Ato do të jenë më patriotike se kurrë më parë. Sivjet do të hajma sumborka me emrin e ri skënderajka. Urime e suksese!’ HTh’, ka shkruar numri një i shtetit.

Mësohet se edhe kantat ku do të ruhet turshia pritet të jenë me shqiponjë, ndonëse dalja e tyre në treg ende s’ka ndodhur.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...