Pasi kanë mbetur pa punë, pritet organizimi i një Talent Show me zëvendësministra

  • September 29, 2018 21:58
  • Satirë

Mbi 70 zëvendësministra janë emëruar në qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinajt, shumicën prej të cilëve ky i fundit as që i njeh. Megjithatë, Haradinaj kishte pasur një kërkesë që atyre t’iu gjendej punë, pasi që shumica prej tyre gjatë tërë orarit të punës raportohet se po qëndrojnë me lugë të makiatos në gojë.

E, ndonëse deri më tani shumica nga ta përgjithësisht kanë ndenjur, një zgjidhje mjaft efektive po pritet të bëhet për ta.

Burime mjaft të sinqerta nga ekzekutivi, kanë thënë se me emërimin e Kikës si koordinator për talentët e rinj, pritet që më me shumë se 70 zëvëndësministrat të organizohet një talent sow, për të zbuluar edhe aftësitë e tyre që momentalisht mund edhe të mos dihen.

Një veprim i tillë po cilësohet si mjaft i vlefshëm, marrë parasysh që kjo gjë do t’ia lehtësonte punën qeverisë për t’i angazhuar zëvendësministrat që paraditen e kalojnëë duke ndenjur e pasditen duke pushuar.

I kontaktuar nga PamPress, Kika ka thënë që diçka e mirë po vie me inkuadrimin e tij si zyrtar qeveritar. Por, ai nuk ka pranuar të kap sqarime me shumë.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...