Mediat bullgare: Portieri ia lëshoi golin Kosovës se është nip i Komoranit

  • March 26, 2019 09:29
  • Satirë

Arbër Zeneli ka shënuar gol pas një ore lojë duke barazuar rezultatin me Bullgarinë në 1 me 1.

Goli i bukur i kosovarit ka ngjallur mënjeherë reagime të shumta në mediat bullgare.

Analistët e sportit nga Bullgaria kanë refuzuar ta quajnë gol të bukur këtë gol të barazimit. Ata e kanë sulmuar portierin e tyre, Nikolai Mihaylov, duke e akuzuar se ka qenë ai që qëllimshëm nuk e ka mbrojtur golin.

“U pa qartë se Nikolai lëshoi golin vet. Ne e dimë pse. Ai është nip i Kosovës. Ai e bëri këtë t’ia kënaq zemrën dajëve të tij në Komoran”, po shkruhet në mediat bullgare.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje konkrete se nip i cilës familje nga Komorani mund të jetë portieri bullgar.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...