Intervistë ekskluzive me deputetin Dukagjin Gorani

  • November 09, 2018 13:29
  • Satirë

Pampress ka intervistuar deputetin e PSD-së Dukagjin Gorani. Ai gjatë intervistës së gjatë, rreth dyorëshe, ka zbuluar shumë gjëra të panjohura për opinionin.

Përgjigjet tronditëse përballë pyetjeve sfiduese të PamPress ishin ato që këtë intervistë të mediumit tonë me deputetin Gorani do ta fusin në historinë e Kosovës së vonë.

Pa dyshim, çkado që flasim më shumë, do të ishte e tepërt dhe do t’ia humbte shijen e ekskluzivitetit të të pathënave që sot zoti Gorani i tha për Pampress.

Intervista e plotë:

Pampress: Z. Gorani, si jeni?

Gorani: Mirë, faleminderit! Po ju?

Pampress: Edhe ne jemi mirë! Çka ka najsen?

Gorani: Paj tybe sen’, qeshtu…

Pampress: A o ka livritë najsen?

Gorani: Livritë diçka-diçka, livritë!

Pampress: Çka po thuhet anej?

Gorani: Veç fjalë t’mira!

Pampress: Zoti Gorani faleminderit për përgjigjen dhe që pranuat ftesën të intervistoheni nga Pampress.

Gorani: Faleminderit juve për mundësinë dhe për pyetjet sfiduese!

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...