4 futbollistë bullgarë takojnë për herë të parë babain e tyre në Kosovë

  • March 26, 2019 09:29
  • Satirë

Në ora 20:45 përfaqësuesja e Kosovës pritet ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin e ardhshëm. Kosovarët që bëjnë pjesë në Grupin A, do t’i masin forcat me Bullgarinë.

Këta të fundit ditë më parë kanë zbarkuar në Kosovë për t’i kryer stërvitjet e fundit para ndeshjes që zhvillohet në stadiumin kryesor në vend “Fadil Vokrri”.

Por, pa ndonjë sqarim bullgarët kanë refuzuar të kryejnë stërvitje në “Fadil Vokrri”. Kjo gjë po cilësohet mjaft e çuditshme kur dihet se mes shqiptarëve dhe bullgarëve kanë ekzistuar përherë raporte brilliante.

E një gjë e tillë u vërtetua nga një kluriozitet që po merr jehonë pak orë para ndeshjes. Janë katër futbollistë bullgarë që më të ardhur në Kosovë për të zhvilluar ndeshjen e parë, në vendin tonë secili nga ta është takuar me babain e vet për herë të parë.

Kjo gjë mund të duket mjaft e çuditshme, por duket se është rezultat i marrëdhëneve të kahershme brilliante mes shqiptarëve dhe bullgarëve.

Nuk ndihet nëse fat të tillë mund të ketë edhe ndonjë futbollist kosovar në ndeshjen e kthimit, që luhet në Bullgari.

Lajmet në rubrikën "Satirë" janë lajme satirike, dhe si të tilla në shumicën e rasteve janë lajme të sajuara dhe jo të vërteta.

Loading...