Të gjithë kandidatëve për zgjedhjet lokale po u dukem si djali i dajës së tyre, derisa të ma marrin votën

  • October 12, 2017 09:56
  • Opinion

Ejup Berisha

E kam dëgjuar dhe shikuar me vemendje fushatën e deritashme parazgjedhore të Kandidatëve për pushtetin lokal në vendin tonë dhe kamë vërejtur se Kryefjala kryesore e fjalimeve të tyre janë fjalitë Do ta bëj apo edhe e kam bërë, por pa e bërë fare realisht.Dhe duhet të theksoj se në Politikë kryefjalë primare janë fjalitë po e bëj dhe e kamë bërë e jo fjalia do ta bëj. Dhe të njëjtit po i përkujtoj se në politikë më e rëndësishme është fjala patjetër sesa fjala duhet. Kamë vërejtur edhe diqka joparimore në prezentimet e funkcionerëve të deritashëm komunal në fushatë.Këta akoma flasin për gjëra që do ti bëjnë në vend që të tregojnë që kanë filluar që ti bëjnë apo edhe i kanë bërë. A e dini pse sepse angazhimi në kuadër të institucioneve apo edhe organeve të pushtetit lokal nuk guxon të bëhet me inercion apo të kuptohet si punë e përkohëshme sezonale por se bartësit e pushtetit lokal duhet të punojnë në vazhdimsi që nga dita e parë e zyrtarizimit të mandateve të tyre e deri në ditën e dorëzimit të mandateve.Fjalia do ta bëj u takon vetëm kandidatëve të rinj të cilët asnjëher nuk kanë pasur post në kuadër të njësive të pushtetit lokal. Edhe këta do të ishte mirë të thonë se çfar kanë bërë konkretisht për vendbanimet e tyre dhe shoqërinë gjat jetës së tyre deri në kohën kur janë kandiduar për pjesmarrje në garën zgjedhore për organet e pushtetit lokal.Këtë ata duhet ta bëjnë me qëllim që të shohim dhe të bindemi se a ja vlenë që ti zgjedhim të njëjtit apo jo. Sepse sado që të jenë të bukura dhe të këndëshme premtimet kandidatët duhet të kenë një backgraund apo një të kaluar të dukshme për të na bindur se përveq fjalëve të zgjedhura dhe të rafinuara në fushatë se dinë edhe munden të bëjnë diqka.Kur jemi te kandidatët e ri për përfaqsues në pushtetin lokal vlenë të theksohet se në shikim të parë duken shumë të pastër të sjellshëm të edukuar dhe të kulturuar. Dhe nga mirsjellja aq e theksuar po të krijojnë përshtypje se nuk janë vetëm thjesht persona pretendent për të zënë vend në pushtetin lokal por po të duken sikurse të jenë persona shumë të afërt të familjes. Un si në shaka kamë filluar ti quaj Djem të dajës tim. Nga fakti që aq janë të sjellshëm dhe të butë sa që as djemt e dajallarëve të mi real nuk i kamë parë aq të sjellshëm dhe aq të kujdeshëm ndaj meje.Gati ditë për ditë frekuentoj rrugëve të qytetit dhe më rastisë të takohem me ndonjërin prej tyre flas më shumë për kandidatët për Kryetar të komunave të cilët qdo njëri po manifeston sjellje më fantastike se tjetri që tua themë të drejtën gjatë kohë nuk e kamë ndjerë dhe përjetuar as nga djemt e dajallarëve të mi. Të mos keqkuptohemi djemt e dajallarëve jo që nuk kanë respekt për mua por ata janë larg politikës dhe raporti i tyre ndaj meje është konstant i njëjtë në nivel të lartë dhe këta më respektojnë në vazhdimsi e jo vetëm kur kanë nevoj për të më marrë diqka.Pra jo si këta djemtë e ri të dajallarëve Kandidatët për zgjedhjet lokale të cilët po sillen mirë derisa tua jap votën dhe pastaj do të jem shummë i panjohur për ta. Por un të gjthë Kandidatëve apo Djemëve të dajës ua bëj me dije se nuk mashtrohem lehtë me një të buzqeshur apo shtrëngim duarsh por le të jenë të vetëdijshmëm se votën do tia jap atij kandidati apo Djali të dajës që është më i sinçertë më i ndershëm dhe më i zotë për punë, a e dini pse sepse vota ime është shumë e vlefshme.Prandaj ndoshta shumicën e tyre do ti dëshpëroj por un si individ kamë parime dhe standarde që i respektoj dhe nuk i shkel ato për interesa të vogla dhe të parëndësishme personale. Le të urdhërojnë dhe le ta dëshmojnë se e meritojnë votën time dhe atë patjetër do ta kenë.Por një fjalë e urtë popullore thotë se me një lule nuk del pranvera për të qenë konsekuente ajo që e thash për parimet dhe standardet e mija këto duhet ti kenë edhe të gjithë votuesit e tjerë me qëllim që Kandidatët për pushtetin lokal të binden se vështirë e kanë që ti marrin votat tona nëse nuk na bindin se ja vlenë që të votohet për ta.Të njëjtët do ti porosis se nëse e marrin votën dhe marrin post duhet të manifestojnë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale. Prandaj të gjithë Kandidatëve për pushtetin lokal apo Djemëve të dajallarëve u dëshiroj suksese në ditën e zgjedhjeve më 15 tetor por fitore u vetëm më të mirëve dhe më të zotëve sepse këta na kanë munguar dhe na mungojnë ne si shqiptar sepse jo punëtor dhe të pasincertë kishim mjaft deri tani.Deri te Kandidatët e kamë edhe një porosi të sincertë vëllazërore I lus që ti shmangen prezentimeve elektronike me Kompjuter. E di se me to projektet duken shumë bukur apo edhe për mrekulli.Pra po duket se projektet për ndërtimin e vendbanimeve janë të bukura por janë virtuale sepse me kompjuter është tani shumë lehtë të bësh projekte por këto duhet të realizohen me të vërtetë dhe të jenë në koordinim me kërkesat dhe nevojat e qytatarëve.