“Sulltanesha Hyrrem” pozon me fustan transparent

  • May 15, 2019 16:00
  • Rozë

Meryem Uzerli është një prej aktoreve më të famshme turke që ka bërë për vete publikun shqiptar.

Ajo krijoi famë falë rolit të saj në serialin turk për sulltan Sulejmanin.

Në serinë televizive me titull “Muhtesem Yuzyil”, ajo e portretizoi Sulltaneshën Hyrrem dhe u pëlqye shumë nga shikuesit.

Së fundi, bukuroshja turke e lindur në Gjermani, po qëndron në qytetin e francez të Kanës, ashtu sikurse shumë yje botërore të kinematografisë.

Zeshkania ka bërë parakalimin në qilimin e kuq të shtruar me rastin e fillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit.

Ajo ka bërë bujë të madhe me fustanin që kishte veshur pasi që ishte tejet transparent që i shfaqte të brendshmet.

Theksojmë se 35-vjeçarja ka marrë disa çmime gjatë vitit të kaluar, në mesin e të cilëve edhe edhe ‘Flutura e Artë’ që u ndahet yjeve turke për sukseset në seriale televizive dhe në muzikë.

Ndryshe, Uzerli është duke punuar në projekte të reja filmike dhe seriale të ndryshme. /Telegrafi/

The post “Sulltanesha Hyrrem” pozon me fustan transparent appeared first on .

Loading...