Përfundon gjithçka, shkurorëzohet çifti Ben Affleck dhe Jennifer Garner

  • November 09, 2018 15:00
  • Rozë

Mori fund. Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë zyrtarisht të shkurorëzuar

Në dokumentet e siguruara nga “EE” shihet se një gjykatës ka nënshkruar dokumentet e ndarjes edhe në mënyrë ligjore të dyshes hollivudiane.

Dokumentet deklarojnë se të tashmë ish-çifti do të ndajnë kujdestarinë ligjore të tre fëmijëve të tyre, Violet, 12, Seraphina, 9, dhe Samuel, 6.

Prindërit do të duhet të konsultohen me njëri-tjetrin për të gjitha vendimet kryesore që kanë të bëjnë me shëndetin, edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Affleck dhe Garner kishte njoftuar ndarjen e tyre në vitin 2015, ku i ishin drejtuar atëbotë një gjykate në New York.

Theksojmë se aktori së fundi i është rikthyer projekteve filmike pas daljes nga qendra e rehabilitimit nga varësia e alkoolit dhe drogës.

Ndryshe, aktorja është tashmë në lidhje me afaristin amerikan, John Miller, me të cilin shumë shpejt pritet të martohet.

Loading...