Loredana lë pas yjet e FAMSHME dhe triumfon në Gjermani! Rrëmben çmimin e rëndësishëm

  • July 11, 2019 16:00
  • Rozë

Edhe pse prej muajsh Loredana është komentuar gjatë në media pas skandalit të mashtrimit të parave me një çift zvicerian, kjo nuk e ka ndaluar aspak reperen të sjellë këngë e klipe të reja.

Këngët e saj janë bërë shumë të njohura në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe Zvicër ku po renditen në vendet e para të klasifikimit.

Sukseset e Loredanës nuk kanë të ndalur pasi ditën e djeshme, reperja shqiptare u vlerësua me çmimin ‘Reperja më e mirë’, në ceremoninë e çmimeve ‘Hype’ të organizuar nga Sony Music, duke ua kaluar kështu edhe repereve të huaja.

Loredana nuk ishte e pranishme në ceremoni, mirëpo nëpërmjet një videoje ajo falenderoi të gjithë fansat e saj, bashkëshortin Mozzik dhe dy bashkëpunëtorët Miksu & Macloud.

The post Loredana lë pas yjet e FAMSHME dhe triumfon në Gjermani! Rrëmben çmimin e rëndësishëm appeared first on .

Loading...