Komuna e Prishtinës jep mirënjohje për Fifin

  • November 09, 2018 16:32
  • Rozë

Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi, është emër shumë i dashur për publikun.

Fifi gjatë ditës së sotme ka njoftuar fansat se ka pranuar mirënjohje nga Komuna e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Kjo mirënjohje, këngëtares iu dha për kontributin e dhënë në ngritjen e urave të bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin, arsimor, kulturor, artistik, social, edukativ dhe shkëmbimin e përvojave në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Fifi është “Krimineli zemrës”, baladë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.

Loading...