Kjo moderatore kaq e dashur për të gjithë, do ta udhëheq koncertin “Në vend të Adelës”

  • November 09, 2018 19:00
  • Rozë

Pak ditë më parë gazetari Eraldo Rexho publikoi nismën “Në vend të Adelës” e cila do të fillojë me një koncert të organizuar në 12 nëntor në ARTurbina.

Më herët ai u shpreh se kësaj nisme i janë bashkuar shumë artistë të njohur dhe gjatë ditës së sotme publikoi emrat që do të jenë pjesë.

Gjithashtu drejtimin e këtij koncerti do ta ketë moderatorja e njohur Arbana Osmani.

Paratë e mbledhura nga shitja e biletave do të konvertohen në një bursë studimi 3-vjeçarja për një vajzë nga qyteti i Kavajës, e cila nuk ka mundësi ekonomike të vazhdojë studimet e larta universitare./Gazeta Express/

Loading...