Këngëtarja shqiptare përfundon në Instagramin e Ariana Grandes

  • December 06, 2018 18:32
  • Rozë

Bota mesa duket sa vjen dhe po dashurohet sa më shumë me shqiptarët e talentuar dhe plot stil.

E para këngëtare shqiptare që mori famë botërore ishte Rita Ora me pas Bebe Rexha, Dua Lipa dhe së fundmi Era Istrefi, Elvana, Dafina e shumë të tjerë janë në rruge të mbarë për të shijuar më vonë suksesin ndërkombetar.

Por këtë herë bëhet fjalë për një talent tjetër shqiptar, Njomza, e cila para pak kohësh mahniti edhe motrën e Kim K, Kourtney.

Këngëtarja e “Sad for you” përfundon në Instagramin e Ariana Grandes dhe e kanë parë mbi 137 milion ndjekës.

Njomza është një ndër shoqet më të mira të Ariana-s dhe shumë mbase nuk e dinë këtë fakt.

Në foto shihet këngëtarja shqiptare së bashku me Ariana Grandes dhe mikeshave të tjera, të cilave ylli botëror u ka dhuruar secilës unazë të njejtë me diamant si simbol miqësie./intv.al/

Loading...