Kënga "Qaj" e Ardit Çunit dhe Danjela Toçi vjen nga një histori e vërtëte

  • November 09, 2018 18:31
  • Rozë

Ajo është një 14 vjeçare e cila ka arritur të rrëmbejë zemrat e shumë njerëzve më zërin e saj melodioz, ndërsa ai është frymëzuar nga historia e kësaj vajze dhe ka vendosur që ta sjellë atë në një këngë.

Bëhet fjalë për Danjela Toçin dhe Ardit Çunin. Këngëtarët ishin të fuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku folën për këngën e tyre “Qaj” me të cilën konkurojnë në Këngën Magjike.

“Teksti i këngës tonë është shkruar nga Fifi, por ideja ka qenë e imja. Është një përjetim emocional që tregon një jetë paralele ose si të thuash një të tashme të Danjelës dhe një të shkuar timen. Nuk do të doja të bëja krahasime, por edhe unë e kam patur të pamundur të paguaj për muzikën dikur, por sot kam fatin të suportoj Danjelën. Është mirë që ndonjëherë të kuptojmë kush është realiteti. Boll shitëm ar, luks e makina, është mëse e mjaftueshme. Është koha të vijmë me këmbë në tokë dhe të kuptojmë ku jetojmë, se në fund të fundit as 10% e popullsisë si ka ato lukset që shfaqen në videoklipet që shohim. Mendoj se çdo njeri ka një moment reflektimi në jetë dhe mendoj se ky ka qenë mometi i reflektimit në karrierën time”, tha Çuni.

Ndërkohë Danjela tha se fabula e këngës është të dhurojmë sa më shumë dashuri dhe të mos shikojmë vetëm jetët tona.

“Fabula e këngës është që të dhurojmë sa më shumë dashuri, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të mos shikojmë vetëm jetët tona. Kënga deri tani ka patur shumë sukses dhe i falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur. Nuk e kam pritur gjithë këtë sukses, por jam e lumtur që bëri bujë të madhe”, tha Danjela./tvklan.al
 

Loading...