Gili, Enis Potoku, Marigona, Teuta Kurti dhe Linda Hakaj sjellin këngën “Mitrovica”, dedikuar qytetit të tyre të lindjes

  • November 09, 2018 19:00
  • Rozë

U paralajmërua pak ditë më parë se do të publikohej një këngë dedikuar qytetit të Mitrovicës.

Dhe kjo këngë ka ardhur tashmë për publikun, e kënduar nga pesë këngëtarë të njohur mitrovicas.

Gili, Enis Potoku, Vullmet Sefaja (Marigona), Linda Hakaj dhe Teuta Kurti, janë këngëtarët të cilët kanë mbledhur forcat për të sjellë këtë bashkëpunim.

Kënga është punuar nga kompozitori i njohur, Ilir Berani.

Ky projekt muzikor i dedikohet qytetit të Mitrovicës dhe qytetarëve të saj, të cilët kanë përballuar shumë sfida ndër vite që kanë goditur këtë qytet.

Kënga nuk është realizuar me klip, por është kënduar në një nga programet festive, të organizuara nga Ilir Berani. /Telegrafi/

Loading...