Enca na surprizoi të gjithëve! Shfaqet në median e njohur ndërkombëtare dhe paralajmëron diçka të re

  • March 14, 2019 17:32
  • Rozë

Enca prej kohësh tashmë ka synuar tregun ndërkombëtar dhe fama e saj ka qenë mjaft e madhe në vendet me popullsi arabe.

Këngëtarja gjithmonë e ka pranuar këtë fakt duke I përshëndetur shpeshherë fansat e saj nga ky vend, por së fundmi ajo ka filluar të jetë prezente edhe në mediat e këtyre vendeve.

Enca ka zbuluar se ka qenë e ftuar në një nga emisionet e njohura në Irak të quajtur ‘Rudaw’.

Këngëtarja ka postuar në “Instagram” një video ku shihet teksa po intervistohet nga gazetarët e huaj. “Ishte një kënaqësi”, ka shkruar Enca pranë videos ku në fund përshëndet gjithë fansat e saj në gjuhën arabe.

Madje ajo ka treguar se në mars do të bëjë një koncert atje, dhe i fton fansa e saj që të shkojnë ta ndjekin.

The post Enca na surprizoi të gjithëve! Shfaqet në median e njohur ndërkombëtare dhe paralajmëron diçka të re appeared first on .

Loading...