Elon Musk thotë se inspirohet nga Kanye West

  • March 13, 2018 15:00
  • Rozë

Elon Musk konsiderohet si një prej figurave më me ndikim, por është Kanye West që e inspiron atë.

Gjatë një bisede, bosi i SpaceX e ka përmendur Yeezyn.

Kanye West duke performuar në dhjetor 2016, Foto: Getty Images

Kur u pyet për gjërat që e inspirojnë atë, pasi që ai inspiron gjithë botën, Musk u përgjigj çuditshëm.

“Sigurisht, Kanye West. Dhe, Fred Astaire. Duhet t’i shihni lëvizjet e mia vallëzuese”, u shpreh Musk sipas gazetares Natralie Jarvey.

Who inspires Elon Musk? “Kanye West, obviously. And Fred Astaire. You should see my dance moves."

— Natalie Jarvey (@natjarv) March 11, 2018

Kjo nuk është hera e parë që lideri i Teslas ka lëvduar Kanyen. Në vitin 2015, ai ka shkruar për Yeezyn në Time 100.

“Ky djalosh nuk beson në modestinë e pavërtetë, dhe nuk duhet ta bëjë asnjëherë atë. Besimi i Kanyes në veten e tij është i një fuqie të pabesueshme. Ai luftoi për vendin e tij në panteonin kulturor me një qëllim”, kishte shkruar Musk në Time 100.

Admirimi është i dyanshëm, pasi që në vitin 2015, West sqaroi se ai admiron qasjen e hapur të Muskut.

“E dua Steve Jobsin, ai është njeriu im i preferuar, por ekziston një gjë që më zhgënjen”.

“Kur Steve vdiq ai nuk i dorëzoi idetë e tij. Kjo është pak sa egoiste. E dini si është Elon Musk, ai do të thoshte që idetë të dalin nga Apple që dikush tjetër të punojë me to dhe ta çojnë njerëzimin përpara”, u shpreh Kanye.

Gjatë fundjavës West solli edhe modelin e ri të flokëve të tij ngjyrë pink, ku ai po punon në projektin e tij të ri muzikor. /Telegrafi/