Çfarë e çoi Selena-n drejt psikiatrisë? Zbulohet arsyeja!

  • October 12, 2018 15:00
  • Rozë

Selena Gomez është shtruar në spital psikiatrik sëfundmi, për shkak të problemeve të shumta që hasi me shëndetin e saj mendor.

Një burim pranë mediave amerikane ka bërë me dije se problemi i këngëtares është që ajo ka vuajtur gjatë gjithë jetës nga presioni dhe ndihet përgjegjëse për të tjerët.

Sipas US, një burim pranë këngëtares është shprehur:

Ajo është gjithë kohës shumë e mirë, e mendueshme dhe ndihet përgjegjëse për shumë persona të tjerë.

Kështu ka qenë që në moshë të vogël. Mbi të është ushtruar shumë presion.

Është e ndjeshme dhe nuk e përballon dot tani stresin e mediave dhe të gazetarëve, të cilët e pyesin për gjëra që ajo nuk do t’i komentojë”.

Ditën e mërkurë u raportua se Selena po vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe është shtruar në spital dy herë brenda pak javëve.

Sipas lajmeve, javën e fundit të shtatorit Selena ishte parë shumë e shqetësuar për shkak të ndryshimeve të mëdha në organizëm dhe rritjen e numrit të qelizave të bardha të gjakur, pas transplantit të veshkës.

Loading...