Bebe dhe Rita tërheqin vëmendje së bashku në mbrëmjen gala të LA

  • October 12, 2018 11:31
  • Rozë

Ora, 27 vjeçe, dukej shumë seksi me një fustan të kuq, ndërsa Rexha, 29 vjeçe, ishte rrëzëllitëse me një fustan me shkëlqim, në të njëjtin tonalitet.

Rita kishte zgjedhur një fustan ekstravagant me kurrizin jashtë, që ekspozonte tatuazhet e saj të panumërta.

Look-u shoqërohej me bizhuteri diamanti, një byzylyk dhe disa unaza që shkëqlenin.

Ndërsa fustani i Bebe-s kishte një të çarë që i ekspozonte këmbën, dhe që shkonte deri pranë vendit intim.

Pjesë e kësaj mbrëmjeje gala u bë dhe Beyonce me performancën e saj të mahnitshme.

Ajo kishte kohë që i kishte munguar skenës, pas turit të gjatë të koncerteve që ndoqi në mbarë botën me bashkëshortin Jay Z.


Loading...