Arilena pozon me bikini për ditëlindje (Foto)

  • July 17, 2017 21:35
  • Rozë

Edhe Arilena Ara i është bashkuar trendit të publikimit të fotografive me bikini.

Sezoni i verës na ka sjellë imazhe të shumta të yjeve të skenës sonë që kanë pozuar me kostume larjeje.

Ngjashëm ka vepruar edhe këngëtarja nga Shqipëria, e cila është duke shijuar suksesin e këngës “Nallane 3”.

Arilena tregon format e saj (Instagram)

Ajo ka pozuar në plazh me rrobabanje të zeza, derisa në kokë mban kapelë.

“Më keni bekuar me dashuri sot. Faleminderit për urimet, energjia ime!”, ka shkruar pranë njërës prej fotografive.

Pikërisht sot (17 korrik) është edhe ditëlindja e Arilenës, e cila i ka mbushur 19 vjet.

Këngëtarja që ka lindur në Shkodër, u bë e njohur për publikun e gjerë nga spektakli për talentë ‘X Factor’, kur e fitoi edicionin e dytë të tij. /Telegrafi/

Me keni bekuar me dashuri sot.. Faleminderit per urimet, energjia ime! Thank you, everyone, for the lovely birthday wishes!❤️

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on Jul 17, 2017 at 1:55pm PDT