Almeda pranon një dhuratë të ëmbël për djalin

  • May 21, 2019 19:00
  • Rozë

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi-Sayışman dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman më 5 maj janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti kanë vendosur që djalin e tyre ta pagëzojnë me emrin, Efehan.

Në rrjetin social Instagram ku çifti janë mjaft aktiv nuk kanë publikuar ende asnjë fotografi të djalit të tyre, mirëpo disa të tilla priten së shpejti, pasi që çifti duket se dje vogëlushit i kanë realizuar fotosesionin e parë.

Kurse, sot bukuroshja shqiptare me anë të një postimi në Instastory ka treguar një dhuratë të ëmbël që e ka pranur për vogëlushin e saj.

Këtë dhuratë, duket se Efehanit ia ka dhurar një dyqan me veshje për fëmijë.

Ndryshe, Tolgahan dhe Almeda dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në vitin 2017.

The post Almeda pranon një dhuratë të ëmbël për djalin appeared first on .

Loading...